E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina mbulohet nga reshjet e dëborës

Reshje të dendur dëborë kanë prekur Pekinin të dielën, duke e mbuluar të gjithë vendin me një shtresë të bardhë. Dëbora e rënë, nisur që nga dita e fundit e vitit, ka krijuar një qetësi të pazakontë nëpër rrugë që normalisht janë të mbipopulluara nga njerëzit. Ngrica dhe dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë kryeqytetin kinez në këtë fillim viti. Një gazetar i Reuters, nga aeroporti ndërkombëtar i Pekinit, më i populluari në këtë vend, tha se dhjetëra fluturime janë anuluar ose janë vonuar, megjithëse disa avionë janë në gjendje të ngrihen në fluturim. Televizioni shtetëror informon se shumë nga autostradat që lidhen me Pekinin janë mbyllur gjtihashtu ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në disa centimetra. Po sipas këtij burimi, temepraturat pritet të ulen në më shumë se - 14 gradë celcius. Pekini, i cili në dekadat e fundit ka parë shumë pak dëborë, këtë sezon dimri ka përjetuar disa herë reshje dëbore, përfshirë edhe dëboën e krijuar dhe e stimuluar artificialisht nga dora e njeriut për të lehtësuar situatën e thatësirës së zgjatur. Moti i keq gjithashtu ka prekur pjesën më të madhe të Kinës veriore dhe verilindore, me dëborë dhe ulje të temperaturave, ndërsa pritet që kjo situatë atmosferikë të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Ndërsa në Krahinat jugperëndimore të Kinës, në Sichuan, e Yunnan dhe në vende të tjera, pritet të ketë mjegull të dendur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›