E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitën tregëtarët, arrestohet 3 persona

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre grabitësve të cilët vodhën ditë më parë dy tregëtarë në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera është bërë e mundur arrestimi i shtetasve Agron dhe Agustin Nasufi si dhe Arben Gjonkolaj të cilët dyshohen se kanë grabitur dy vëllezërit Adriatik dhe Ardian Burgu dy ditë më parë në kryeqytet.
 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Kodra e Kuqe” ku dy vëllezërve Burgu nën kërcënimin e armës iu është marrë një shumë parash prej 500 mijë lekësh ndërsa policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës së grabitjes dhe 336 fishekëve.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tre të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë të Tiranës për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›