E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e nis mbarë, e 64-ta ne FIFA

Shqipëria e nisi vitin 2011, duke marrë një lajm pozitiv nga FIFA. Kombëtarja kuqezë ka fituar një vend në raport me dhjetorin e vitit të kaluar, duke u ngjitur tashmë në vendin e 64-t në ranglistën botërore të FIFA-s, në të cilën marrin pjesë 208 skuadra kombëtare futbolli nga gjashtë konfederata. Sa për statisitikë, në janarin e vitit 2010, Shqipëria renditej në vendin e 97-të. 2010-ta do të mbahet mend si një supervit në futbollin shqiptar: me 9 ndeshje dhe me një bilanc të jashtëzakonshëm: 5 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

Në renditjen botërore, Shqipëria ndodhet midis Panamasë (64) dhe Iranit (66). Në renditjen e UEFA-s, Shqipëria ndodhet midis Armenisë (34) dhe Polonisë (36). Nga ekipet kundërshtare të Shqipërisë në Euro 2012 (grupi D); Franca ka ngjitur 3 vende, tani e 18-ta (867 pikë), duke qenë edhe e para në grupin tonë. Bjellorusia e 37-ta (660 pikë). Bosnjë-Hercegovina është e 45-ta (582 pikë). Rumania  e 56-ta. Luksemburgu i 132-ti më 180 pikë. Në renditjen botërore, kryeson Spanja me 1887 pikë, e ndjekur nga Holanda (1723 pikë) dhe Gjermania (1485 pikë). Në “Top-10” janë edhe Brazili, Argjentina, Anglia, Uruguai, Portugalia, Egjipti dhe Kroacia. Renditja e re do të publikohet, më 2 shkurt 2011.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 12 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›