E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: E dua Nasrin dhe Agueron

Menaxheri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka zbuluar publikisht planet e tij për pjesën e mbetur të afatit kalimtar veror, duke thënë se Sergio Aguero dhe Samir Nasri do të jenë lojtarë të Sitit në fund të muajit. “Për momentin po presim sepse nëse e humbasim Tevezin, Aguero është lojtar që mund të luajë për Mançester Sitin, sepse është i ri, është lojtar si Tevez, ai mund të shënojë shumë gola dhe të luajë me Balotelin dhe Xekon. Do të bëjmë ofertë për të. Mendoj se jemi duke pritur momentin e duhur. Samir Nasri është nën kontratë me Arsenalin dhe do të jetë e vështirë që ta transferojmë. Sidoqoftë, ai është lojtar që ne e dëshirojmë dhe të cilin duam ta shohim këtu në fund të muajit”, u shpreh Mançini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›