Pastore: Largohem për klub të madh
Mesfushori i Palermos, Havier Pastore, ka pohuar se ai do të largohet nga skuadra siciliane këtë verë vetëm nëse ndonjë klub i madh bën ndonjë ofertë për shërbimet e tij. “Nëse do të ishim larguar nga Palermo, do të ishte vetëm për një klub të madh dhe kështu do të rrisja zhvillimin tim profesional”. “Maurizio Zamparini thotë se ai është i pikëlluar që më sheh duke u larguar, por në të njëjtën kohë ai mendon se është momenti i fundit për të më shitur. Ne do të presim dhe të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Pastore.