Mancini: Interi im, me 20 titullarë të padiskutueshëm

Perballe karrocates se pathyeshme "Inter", edhe Sampdoria nuk mundi te bente mrekulli. Shuhet enderra per lavdi ne kupen e Italise, nga skuadra e Novelinit. Shume diferenca të mërkurën ne "Marasi" te Xhenoves, midis dy formacioeneve. Shume i forte Interi, shume e dobet Sampdoria dhe 3-0 per zikalterit. Dhe pragndeshja nuk e percillte mendimin se Sampdoria do te luante si e barabarte me Interin, por fundi i 90 minutave dha impresionin se "kolonia" argjentinase ne vecanti mund te zgjidhte ne cdo moment, ndeshjen.
Burdiso tashme gjetja e Mancinit ne qender te mbrojtjes shfaqet si shenues me dy gola, nderkohe dhe Krespo nuk e harron shijen e finalizimit dhe pse Mancini ka ngushtuar hapesiren ne loje si titullare per te. Marasi do te ritakoje perseri te dy skuadrat te dielen ne mbremje. "Do te jete nje histori ndryshe", premton tekniku i Sampdorias, Novelini. Ishte Interi B, dje ne fitoren shkaterruese ne Marasi? Nje cilesim te tille e refuzon Mancini.
Dhe pse jane lene pushim, Materazi, Vieira, Ibraimovich dhe Adriano, skuadra zikalter luan pa asnje luhatje niveli dhe sigurie, qe ka treguar ne kete sezon. Krespo eshte rrethuar nga gazetaret pas perfundimit te ndeshjes dhe nuk kane munguar ngacmimet. "Cili eshte se ndjesia ime? Mjaft e mire, ne skuader jemi 20 titullare, morali eshte ne rritje. Dhe tani naten e mire". Sulmuesi Krespo nuk eshte i vetmi ne berthamen-bosht te kolonise argjentinase.
Interi yllor tashme ka zbuluar dhe vlerat e mbrojtesit argjentinas Burdiso. Kater gola ne kupe dhe nje ne serine A. Por ai nuk eshte i kenaqur. Paralajmeron shoket e tij ne linjen e mbrojtjes: "Ende nuk keni pare Burdison me te mire". Per mbremjen durdisiane, Mancini ka opinionin e tij: "Me deshiren qe ka ai shikon vetem perpara". Dhe ne fund shprehja e Mancinit, "ky nuk eshte Interi B", le te kuptosh se Inter ka perfunduar se qeni gjithnje "kantier ndertimi"