E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Shumaker, nga porta drejt suksesit në marketing

Edhe sot është ende elegant. I veshur me kostum dhe me kravatë Toni Schumacher tregon ende atë lehtësi dhe besim që e karakterizonte gjatë kohës si sportist si njërin prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave. Edhe punën e tanishme si manaxher dhe bashkëpronar i agjencisë së marketingut me seli në Këln "Sports First" e kryen plot ambicie, si në kohët e vjetra e jo për shembull sipas motos,: "Unë nuk kam më nevojë t'i provojë askujt dicka."
"Vetes dua t'i provoj se jam në gjendje të arrij synime dhe sigurisht që ambicia më ka mbetur. Dikur i thashë vetes, do përpiqem me të gjitha fuqitë që kur firma apo koncerne duan të ndërmarrin dicka në fushën e futbollit dhe pyesin: kush mund të na ndihmojë? - atëherë të dalë firma ime Sports First shpk dhe njerëzit të thonë: ata mund të na ndihmojnë."
Përvec Schumacherit bashkëpronarë dhe manaxherë të sipërmarrjes janë ish-gazetari sportiv dhe ideatori Markus Bockelman dhe eksperti financiar Georg Steimel. Steimel e përshkruan kështu spektrin e punës së firmës:
"Agjencia jonë këshillon sipërmarrje dhe koncerne të mëdha, të cilët përvec shpenzimeve të tyre klasike për komunikim dhe marketing investojnë edhe në sport e në fushën e Bundesligës në futboll, i cili është mjedisi më tërheqës për reklamat në Gjermani."
Megjithëse agjencia ka vetëm një vit që ekziston me këtë strukturë ndër klientët e saj janë tashmë sipërmarrje me emër si Postbank, T-Systems i Deutsche Telekom-it, koncerni korean Samsung dhe klubi i futbollit i kategorisë I Bayer Leverkusen.
Kur vjeshtën e kaluar u lidh një kontratë e re sponsorizmi midis klubit të futbollit të kategorisë I Schalke 04 dhe furnizuesit energjetik rus Gazprom, Sports First befasoi: Kundër konkurrencës me peshë në skenën e marketingut sportiv Gazprom u bë klienti i ri i agjencisë me 16 punonjës. Jo pak por pesë vjet e gjysmë zgjat kontrata. Detyra është: Përmirësimi i imazhit jo aq të mirë në Gjermani të gjigantit energjetik rus. Një detyrë jo e lehtë, sepse Gazpromi njihet në vend në radhë të parë si një koncern shtetëror rus që e përdor sipas dëshirës si mjet trysnie politike ndalimin e livrimit të gazit.
"Këto janë emocionet dhe mendimet e para që ka secili prej nesh, kur ballafaqohet me emrin Gazprom. Edhe ne këtë ndienim, por pikërisht këtu shohim sfidën, për të prodhuar simpati për sipërmarrjen Gazprom nëpërmjet mediumit sport. Për sa i takon nivelit të simpatisë sigurisht Gazpromi bën mirë që përmes sportit, por edhe përmes temave të tjera, si bëmë tani me aksionin "Zemër për fëmijët", të cilin Gazpromi e mbështet këtë vit, të tërheqë simpati si sipërmarrje. Pra nëpërmjet projekteve sociale të fitojë vëmendjen si sipërmarrje dhe markë me zemër."
Marrëveshja natyrisht shumë fitimprurëse me Gazpromin u realizua nëpërmjet lidhjeve afariste të kolegëve të tij të dikurshëm manaxherë - Toni Schumacher nuk u desh të shfrytëzonte njohjen e tij personale dhe sharmin që të bën për vete. Përndryshe ato përbëjnë një prej detyrave kryesore të tij në agjenci: shfrytëzimi i kontakteve dhe hapja e dyerve.
"Gjithë sekretaret që punojnë për drejtuesit e sipërmarrjeve nuk janë 20 vjecare, por, le të themi, më të rritura. Kjo naytrisht që ma lehtëson disi punën, kur marr në telefon dhe them, flet Toni Schumacher. Atëherë më thonë: Nuk ka nevojë të thoni gjë. Ju jeni Toni, Toni ynë? Dhe kjo e bën më të lehtë punën. Kjo është pjesa kryesore e punës time, pra të ngre rrjete, të gjej klientë, të bëj reklamë, të vendos lidhje. Këtë e bëj me kënaqësi."
Marrë nga Deutsche Welle

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›