Rafael Nadal, dritëhijet e një krize

Albania-Sport - Tenisti spanjoll ka plot 6 muaj qe nuk diskuton nje titull ne ATP dhe nje humbje 3-0 ne cerekfinale te Australian Open, pas 28 muajsh, qe nuk i ndodhte. Kaq mjafton per te thene se kjo per Rafael Nadal eshte nje krize. Spanjolli duket se nuk eshte me ai i meparshmi dhe nuk ka te beje fare me pseudonimin "Tigre" ne gjendje qe te trembe gjithkend, por sidomos qe i ka shkaktuar nje psikologji me te mirit midis me te mireve ne sportin e tenisit.
Nadal edhe pse i fuqishem nuk duket me ne gjendje qe te perserise shperthimet e disa koheve me pare, te pakten per momentin. Sepse-te e nje gjendje te tille nuk jane te lehta per t'u spjeguar. Nese nuk mund te mohohet se Nadal ka pasur vetem probleme me demtimet kohet e fundit, kjo nuk mund te justifikoje as humbjet, as mungesen personalitetti ne loje. Shpesh tenisti spanjoll eshte detyruar te ndalet per shkash te demtimit ne tibia dhe padyshim nje demtim kaq i vecante ka minuar disa nga siguritre.
Por pas finales se arritur ne fushen me bar te Wimbledon dhe te humbur kundrejt Mbretit Federer, Nadal nuk ka luajtur me ne ndonje finale tjeter te ndonje turneu ATP, madje as ne momentin kur forma e tij fizike ishte mese e pranueshme. Per te mos folur edhe per poshterimin e fundit te tij ne ndeshjen cerekfinale ndaj Gonzales: hera e fundit qe i kishte ndodhur nje humbje me rezultatin 0-3 ishte ne shtator te vitit 2004ne US open, kunder Roddick.
Sezoni i turneut te Roland Garros qe karakterizohet nga nje fushe me dhe, ku spanjolli eshte nje mbret i padiskutueshem eshte ende larg dhe atij i duhte te rikthehet sa me shpejt ne formen e tij te dikurshme, per te mos humbur sigurite dhe grinten e tij.