E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: “Edhe pa Totin ia dalim”

Roma, kryesuesja e kampionatit italian, do të ndeshet sot në Firence me Fiorentinën dhe për në formacionin verdhekuq do të mungojë për shkak të një dëmtimi muskular kapiteni Francesko Toti. "Nëse mendon se je një skuadër e fortë, nuk duhet të varesh nga askush", - thotë tekniku i Romës, Luciano Spaleti. "E dimë se Toti mund të japë dicka më shumë, por ne duhet të përshtatemi ashtu sic bëmë edhe gjatë kohës kur ai mungoi për shkak të dëmtimit të gjatë, përndryshe nuk do të mbërrijmë asgjëkundi". Përvec kapitenit, edhe Perrota e Kaseti nuk janë në listën e të thirrurve kundër Fiorentinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›