E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Kampion? Ka ende kohë”

“Kampionati tashmë i mbyllur? Ndoshta...”. Roberto Mançini nuk kërkon të zhgënjehet. Interi i tij ecën si një tren dhe dominon kampionatin me shtatë pikë avantazh ndaj Romës. Duket qartë se zikaltërit janë në rrugë të mbarë për fitimin e titullit të tretë rresht. Tekniku zikaltër është i kujdesshëm: “Nuk jemi veçse në fund të fazës së parë, ka akoma shumë kohë. Duhet të vazhdojmë kështu për shumë muaj. Lojtarët e mi janë duke luajtur mirë prej kohësh. Është e qartë, se nëse do t’ia arrijmë ta mbyllim mirë ndeshjen e 23 dhjetorit, do të ishte ideale”, - deklaroi Mançini gjatë emisionit “Politika e topit”.
Përpara Krishtlindjeve, zikaltërit duhet të përballojnë një takim të veçantë. Më 23 dhjetor është në program ndeshja kundër Milanit. “Derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë, besoj se do të jetë një takim i bukur, parë dhe faktin se do të përballen dy skuadra të mësuar të fitojnë. Është një ndeshje pak ndryshe në raport me të tjerat. Në derbi ndodhin gjithçka”, - thotë Mançini.
Kuqezinjtë janë kthyer nga triumfi në Botërorin e Klubeve. Trajneri i Interit është i qartë. “Milani, - thotë Mançini, - e dominoi finalen kundër Boka Zhuniors. Më duket se skudra argjentinase ka ndryshuar shumë në raport me atë të vitit 2003”. Boka fitoi me penallti pikërisht kundër Milanit.
Nga komplimentet për “kushërinjtë”, Manço kaloi në elozhet për Interin e tij. “E gjithë mbrojtja është duke bërë një lojë më të mirë se vitin e kaluar. Nuk varet vetëm nga më nga loja prapa, por nga ajo e gjithë skuadrës”, - shton Mançini. “Emra të përveçëm? Është e vështirë të dallosh më të mirët, pasi nuk ka vetëm syperyje, por edhe punëtorë si Samuel, që po bën gjëra të mëdha”. Edhe mesfusha e zonja. “Kambiaso dhe Zaneti janë duke luajtur shumë mirë çdo herë që janë aktivizuar dhe kanë qenë të zotë për t’u rezistuar një serie ndeshjesh të afërta”.

Shpiket ëmbëlsira “Kasano”

Quhet “Dolcekassano” (Ëmbëlsira Kasano) dhe është shpikur nga pastiçeria “Poldo di Genova” për të celebruar xhevahirin e Sampdorias. Ëmbëlsira e re është frymëzuar nga dhuntitë e karakterit të futbollistit barez, ëmbëlsi dhe ekzagjerim. “Dolcekassano” është e përbërë nga pana spanjolle, krem shantinji e aromatizuar nga mandarinat e Barit dhe e dekoruar me çokollatë me numrin 99, numër që mban edhe Kasano në fanellë.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›