E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditët e Goce Delcev mbrijnë në Tiranë

Koncert e muzikë dhome janë “menuja” e servirur mbrëmjen e djeshme në ambjentet e sallës së kinemasë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” në Tiranë. “Ditët e Goce Delcev” quhet aktiviteti që pritet të vazhdojë edhe sot në të njëjtin vend. Përsa i përket organizimit, Manifestimi Ndërkombëtar “Ditët e Goce Delcev” është konceptuar në formën e një feste në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë e Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Në koncertin e djeshëm ishin të pranishëm emra kompozitorësh të shquar nga Maqedonia dhe Europa Perëndimore si Stojan Stajkov e Karls Kamy. Pjesët vijnë të instrumentuara nga Marija Vrskova në piano dhe Vasil Atanasov në oboe. Gjithashtu, programit të natës së parë nuk i kanë munguar emra të tjerë kompozitorësh si Antonim Dvorzak, Astor Piakola nën instrumentimin e Jeta Starovës në flaut dhe Ermal Mehmeti në violinë. Në program ishte parashikuar që të qe i pranishëm edhe një tenor i cili do të shoqërohej në piano nga Tomislav Zografski. Sot, në natën e dytë e të fundit të këtij manifestimi ndërkombëtar pritet që veç të tjerash, të mos mungojë një diskutim i gjerë historiko-shkencor mbi temën: “Perspektivat dhe lidhjet kulturore maqedonase-shqiptare” nën drejtimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë. Do të jenë të pranishëm në dikutim akademik prof.Katica Qulavkova, prof.Aleksandër Atanasovski, prof.Stoja Stojkov, prof.Ilija Spahiu, kryebashkiaku i Delcevos Mirko Ivanov, etj. Me siguri, ata që nuk e njohin, pyesin veten se kush është Goce Delcev? Ai renditet si një ndër figurat e lëvizjes kombëtare çlirimtare që u shfaq nga shekulli i 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, si pasojë e shtypjes politike, ekonomike, kombëtare dhe kulturore e popullit të Maqedonisë e imponuar nga krizat sociale, ekonomike, administrative dhe legjislative të Perandorisë Turke dhe nga shtete të tjera të huaja, të cilët ndërhynin me propagandën e tyre. Organizata e Revolucionit të Maqedonisë (ORM), u kthye në liderin e porsa vendosur të Maqedonisë në lëvizjen kombëtare çlirimtare dhe revolucionin social, luftën për pavarësi kombëtare dhe drejtësi sociale. Në një situatë të tillë do të dalë në pah edhe Goce Delchev, një nga vizionarët e jashtëzakonshëm dhe udhëheqësit ideologjikë që organizuan dhe mobilizuan këtë lëvizje. Karriera e tij e shkurtër por e shkëlqyer ka qenë plotësisht e përkushtuar ndaj qëllimit të kombit. Goce Delchev, biri i një prej patriotëve të Maqedonisë, Nikola dhe Sultana Delchevi, u lind më 4 shkurt 1872, në Kukush, një qytet rreth 35 km në veri të Salonikës.
Ai u përfshi në lëvizjen revolucionare. Me shumë rëndësi në historinë e revolucionit për Çlirimin e Maqedonisë.
P.GROSI

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›