Mancini, edhe pese vite me Man Cityn

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Premierligës.
Mancini zëvendësoi Mark Hughesin në City në dhjetor 2009 dhe udhëhoqi ekipin drejt triumfit në FA Cup më 2011. Një vit më vonë, City siguroi titullin e parë në ligë nga 1968. “Manchester City është klub fantastik. Jam shumë i lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin në sfidat e reja. Mundësia për të vazhduar të ndërtojmë suksesin është jashtëzakonisht e madhe”, shtoi ai.
Mancini e riktheu kurorën e Premierligës në Etihad Stadium në xhiron e fundit dramatike të sezonit kur Sergio Aguero shënoi golin e fitores 3-2 ndaj QPR-s dhe siguroi titullin në bazë të golaverazhit më të mirë se rivali Manchester United.