E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga nis me derbi, Prishtina - Trepça

Në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë të martën është bërë tërheqja e shortit për Kampionatin e ri për skuadrat e Raiffeisen Superligës. Kampioni i Kosovës, Prishtina mbrojtjen e titull do ta nis si vendas kundër rivalit Trepça.

Kurse nënkampioni Trepça ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ do ta pretë Besën e Pejës. Anëtarët e ri të Superligës Kosova (V), Feronikeli dhe Hajvalia xhiron e parë do të jenë mysafirë të Vëllaznimit, Lirisë repektivishtë Drenicës.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu tha se këtë herë shortin po tërheqjet më herët se sa viteve të shkuara, për shumë arsye. “Klubet kanë kërkuar që para përfundimit të afatit kalimtar të din rivalët e tyre që të kenë një pasqyrë reale të orarit. Pastaj kjo është bërë edhe për shkak që mediumi që do të ftojë tenderin për të drejtat televizive të ndeshjeve të Raiffeisen superligës ta kenë të qartë orarin e garave në mënyrë që të bëjë koordinimin e punës së tyre”, ka deklaruar Salihu.

Sezoni i ri do të fillojë me 18 gushtë.

Superliga - Xhiroja e parë

Prishtina- Trepça

Vëllaznimi-Kosova(V)

Liria-Feronikeli

Drenica-Hajvalia

Drita-Hysi

Trepça ’89- Besa

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›