Mancini i beson Richardsit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka insistuar se Micah Richards mbetet pjesë e rëndësishme e planeve të tij, pavarësisht ardhjes së Maiconit.
Braziliani iu bashkua kampionit të Premierligës nga Inter me kërkesë të ish trajnerit të tij te Nerazzurrët. Por, sipas Mancinit kjo nuk do të thotë se në skuadër nuk do të ketë vend për Richardsin.
“I besoj Richardsit në 100 përqind. Ai ka pësuar lëndime të shpeshta në kohën e fundit dhe për këtë arsye e kam ndjerë të nevojshme të shtojmë edhe një futbollist në pozitën e tij”, deklaroi Mancini për The Guardian.