Riquelme injoron Maradonën

Juan Roman Riquelme ka konfirmuar shkëputjen e kontratës së tij me Boca Juniorsin dhe theksoi se nuk i interesojnë deklaratat e Diego Armando Maradonës i cili dyshoi në motivimin e tij për të vazhduar me gjigantin argjentinas.
“Jam larguar nga klubi dhe ndihem i lumtur me vendimin tim. Nuk më intereson çka thotë ai njeri (Maradona). Kam fituar tre herë dhe jam mposhtur në një finale të cilën desha ta fitoj", tha ai.
"Jam njeri i cili gjithmonë mban fjalët. Kam realizuar të gjitha ëndrrat që kisha si futbollist”, deklaroi Riquelme, 34 vjeç, gjatë një konference për shtyp në Buenos Aires.