Giggs s’është për pension

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka deklaruar se ky mund të mos jetë sezoni i fundit i mesfushorit Ryan Giggs.
Veterani uellsian në edicionin e kaluar nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me gjigantin nga Old Trafford në atë që besohej se do të jetë viti i fundit në karrierën e tij. Por, Ferguson beson se Giggs mund të luajë për së paku edhe dy sezone tjera.
“Duke e shikuar atë, mendoj se Ryan mund të luajë edhe për disa vite”, deklaroi Ferguson për të përditshmen angleze Daily Mail. Giggs, 33 vjeç, debutoi me ekipin e parë të Manchester Unitedit në vitin e largët 1991.