E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klose synon titull me Lazion

Sulmuesi Miroslav Klose ka deklaruar se synon të rrëmbejë tituj me Lazion. Reprezentuesi gjerman iu bashkua skuadrës romake nga Bayern Munich në verën e vitit 2011 dhe është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të ekipit nga Serie A.

Megjithatë, 34 vjeçari nuk ngushëllohet nga përfundimi në katër pozitat e para në elitën e futbollit italian dhe dëshiron të fitojë titull me Lazion.

“Dua të fitoj diçka me Lazion, dhe nuk flas vetëm për fitore në ndeshje. Dua të rrëmbejë ndonjë trofe”, deklaroi Klose për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›