Giacomazzi refuzoi Serinë A për ligën e tretë

Giullermo Giacomazzi ka refuzuar oferta nga dy klube nga Serie A për të përfaqësuar Leccen në Lega Pro, liga e tretë italiane e futbollit.
Lecce përfundoi e 18-ta në Serie A sezonin e kaluar por u godit edhe më fuqishëm nga dënimi për përfshirje në skandalin e basteve. Futbollistë si David Di Michele kanë braktisur klubin por kapiteni Giacomazzi i qëndroi besnik skuadrës.
”Kisha oferta nga Parma dhe Torino në Serie A dhe Cesena në Serie B, por e gjej veten mirë në Lecce dhe dua të vazhdoj këtu, pavarësisht vështirësive”, deklaroi 34 vjeçari uruguaian për Gazzetta dello Sport. Giacomazzi ka kaluar mbi 10 vite me Leccen, mes huazimeve në Palermo dhe Empoli duke bërë 272 paraqitje për skuadrën.