Interi mendon për Simeonen

Diego Simeone triumfoi në Europa League me Atletico Madridin dhe kjo ka bërë të shndërrohet në kandidat për të drejtuar ish skuadrën e tij, Inter, kanë njoftuar mediet spanjolle.
Ish mesfushori i Nerazzurrëve është idhull i tifozëve në Giuseppe Meazza ku kaloi dy sezone mes 1997-99 para kalimit në Lazio, Atletico Madrid dhe Racing.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti thuhet se ka filluar të përcjell Simeonen duke e mbajtur si opsion për të ardhmen në rast se trajneri i tanishëm Andrea Stramaccioni nuk arrin të realizojë objektivat e gjigantit milanez.