Mancini i pakënaqur me sulmin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka kritikuar sulmuesit e skuadrës së tij, e posaçërisht Mario Balotellin për numrin e madh të rasteve të pa konkretizuara në barazimin 0-0 me West Hamin të shtunën në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierligë.
“Mendoj se një futbollist si Balotelli, kur ka një rast të tillë, duhet të shënoj. Jo vetëm ai por edhe të tjerët që gabuan njësoj si ai. Është rezultat i padrejtë, kur bëni 22 goditje, meritoni të fitoni”, deklaroi Mancini.
Sulmuesi italian humbi rastin më të mirë duke mos realizuar nga afërsia.