E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalke hidhet në sulm për Balak

Bundesliga

E ardhmja e Mikael Balak është vënë në dyshim. Mesfushori gjerman, 33-vjeçar, nuk ka rinovuar ende me çelsin dhe mundet të përshëndesë Ançelotin dhe shokët në fund të këtij sezoni. Kontrata skadon në qershor dhe lojtari mund të largohet në parametra zero. Gati për sulm është Interi, shumë i interesuar për kapitenin e Gjermanisë, një nga beniaminët e Murinjos në kohën kur drejtonte “Blues”-at. Por Balak duket më i gatshëm për një rikthim në Bundesligë: sipas “Daily Mail” e kërkon Shalke 04.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›