E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Vlorës bojkoton mësimin

Rreth 160 pedagogë të këtij universiteti i kanë dërguar kërkesat e tyre Ministrisës së Arsimit për ambiente të reja për universitetin e tyre, për promovimin e pedagogëve si dhe për kurse të reja. Greva e tyre bëhet pikërisht për mos plotësimin e tre kërkesave të përmendura më sipër. “Greva jonë do të vazhdojë pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara Ministrisë së Arsimit “, u shprehën pedagogët. "Kërkesat tona në Tiranë janë dërguar muaj më parë, ndërkohë që mosdhënia e përgjigjes nga Ministria e Arsimit ka sjellë nënshkrimin e peticionit dhe paralajmërimin për bojkotimin e plotë të mësimit. Peticioni drejtuar në Tiranë ka firmën e 170 pedagogëve, nga 180 që ka universiteti jonë", ka deklaruar një ditë më parë zëvendësrektor i universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, Eustrat Zhupa.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›