E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbështet dialogun mes Koreve

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 19:15

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Yang Jiechi, deklaroi se Kina mbështet kontaktet dhe dialogun mes dy Koreve, pas rritjes së tendosjeve gjatë vitit të kaluar.

''Pekini mbështet kontaktet dhe bisedimet mes Phenianit dhe Seulit'', deklaroi Yang Jiechi.

Deklarata e ministrit kinez të Punëve të Jashtme vjen në prag të një oferte nga ana e Koresë së Veriut, për të hapur shpejt dhe pa kushte bisedimet me Korenë e Jugut.

Viti 2010 u karakterizua nga tendosje të larta në Gadishullin e Koresë, tendosje të cilat filluan me fundosjen e një anije jug-koreane dhe arriti kulmin me bombardimin e një ishulli jug-korean nga ana e Veriut.

Në anën tjetër, i dërguari amerikan për Korenë e Veriut, Stefan Bosworth gjendet në Pekin, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin mes dy Koreve.

Trysnia mbi Kinën është shtuar nga bashkësia ndërkombëtare, pasi Pekini është aleati më i ngushtë dhe më i rëndësishëm i Phenianit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›