E Diel, 1 Nëntor 2026

'Mandati i Seserit', Gjiknuri: PD po shkel Kushtetutën, Paloka: Nuk po ua vjedh njeri

TIRANË- Mandati i deputetes socialiste Rudina Seseri vijon të ngjallë polemika mes mazhorancës dhe opozitës.

Në lidhje me mandatin e ish-deputetes Rudina Seseri ka reaguar sot edhe deputeti Damian Gjiknuri. Socialisti shprehet se pretendimet që nge maxhoranca janë të pabaza, pasi sic tha ai Kushtetuta e zgjidh këtë cështje. “Kur refuzohet, mandati i kalon pasardhësit”, u shpreh ai, duke nënvizuar se në këtë rast, kur mazhoranca refuzon emrin pasardhës në listë, “Është shkelur Kushtetuta e demokracia e vendit”. 

"Kur deputeti refuzon marrjen e mandatit, bën deklaratën përpara komisionit të posacëm, në këtë rast është Komisioni i Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren dhe vëndi mbetet vakant dhe i kalon personit të radhës. Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar në vitin 2000 dhe ka një vendim. Neni 69, ku thotë se nuk lejohet të kandidohet si deputet dhe të zgjidhet personi që ushtron detyrën e kryetarit të Bashkisë apo një nga ato funksione që ka parashikuar Kushtetuta. Këto janë tentativa për të mbajtur peng mandatin e opozitës, ose për të cuar në zgjedhje prap qytetin e Fushë-Krujës. Të dyja këto janë të papranueshme sepse nuk i lejon Kushtetuta e Shqipërisë. Është nje tentativë e hapur, është shkelja më flagrante dhe ulëritëse. Mandati është i pandërprerë. Mandati i takon opozitës, personi të radhës i takon të marrë mandatin, pasi zoti Bardhi e refuzon atë. E ka deklaruar për të disatën herë”,- theksoi Gjiknuri. 

Deputeti socialist Edi Paloka akuzon Partinë socialiste se po luan rolin e zhurmuesit në këtë cështje, pasi sipas tij asnjë do po tenton i vjedhë mandatin që i takon. Ndërkohë, Paloka vlerëson se gjithcka është përcaktuar në kod, duke i bërë thirrje opozitës që t'i drejtohet gjykatës për të zgjidhur ngërcin.
 
“Ajo luftë që bëhet në Parlament, në Komisionin e Mandateve është krejtësisht absurde. Parlamenti nuk jep mandate deputetësh dhe këtë e di dhe një fëmi. Asnjë tjetër përmes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk jep mandate deputetëve. Është një cështje që mesa duket  duhet të zgjidhet në gjykatë. Askush nuk e vjedh mandatin, të vjedhësh mandatin do të thotë t’i ta marrësh dhe të zëvendësosh me një deputet të Partisë Demokratike. Mandati është i Partisë Socialiste, nuk e merr njeri, as nuk e fut kush në xhep as nuk ka pse ta përvetësojë kush. Ata thjesht kanë një procedurë që duhet ta kishin zgjidhur me kohë”,- deklaroi Paloka.

Mazhoranca do të dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Gjon Bardhi, si zëvendësues i ish-deputetes Rudina Seseri, pas tërheqjes së kësaj të fundit disa muaj më parë. PD vlerëson se se “Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës dhe më pas të bëj ç’të dojë me mandatin e deputetit. Nga ky moment ai mandatohet dhe është i aftë për t’u paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit”.

(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera ‘Mandati i Seserit’, Berisha: Rama mos të kërcënojë me bllokim, por ta dërgojë në Apel Gjykata Administrative, shtyhet diskutimi, mungon Subashi Siguria e digave, miratohet me konsensus marrëveshja me BERZH Mandati i PS, Bardhi: Nuk shkoj në Parlament. Alibeaj: Jep dorëheqjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›