Rama mbledh Këshillin e të Urtëve: Presidenti të zgjidhet me kompromis
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur në një takim Këshillin e të Urtëve.
Takimi zgjati rreth 2 orë dhe është mbajtur pa praninë e mediave. Por, burime brënda takimit bëjnë me dije për NEWS4 , se u diskutuan një sërë cështjesh, duke filluar nga reforma zgjedhore ajo parlamentare, raporti me aleatët dhe zgjedhja e presidentit.
Në lidhje me kreun e ri të shtetit, anëtarët e këshillit janë fokusuar te procesi i zgjedhjes , por pa përmendur asnjë emër. U theksua se duhet që të jetë një president mbi palët dhe të zgjidhet me kompromis.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)