E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, serbët sulmojnë pikat e kontrollit të policies së Kosovës

MITROVICË- Tensionohet situata në Mitrovicë. Mediat kosovare shkruajnë sot se grupe kriminale serbe kanë sulmuar pikën e kontrollit të policisë kosovare të vendosur në veri të Mitrovicës, në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ pas incidentit me eksploziv të ndodhur një ditë me parë, ku humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën pjestarët e familjes së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Raportohet se rreth 200 serbë u grumbulluan aty me të marrë vesh lajmin se ajo do jetë pikë statike kontrolli.

Mediat kosovare shtojnë gjithashtu se në këtë pikë ndodheshin vetëm dy policië kosovarë, të cilët nuk mund të zmbrapsnin turmën e irrituar.

Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›