Realitet shqiptar nëpërmjet komedisë Familja në shi
Tiranë- Është realitet i jo pak familjeve shqiptare që nëpërmjet simbolikës, situatave plot humor e sarkazmë vjen në skenë si komedi e pagëzuar “Familja në shi”.
Nën regjinë e Ilir Bezhanit, njëherazi autor i tekstit që sjell problematikat e familjeve shqiptare, në qëndër të komedisë është familja e një shkrimtari i cili duhet të bëj një operacion por problemet ekonomike e detyrojnë të marrë borxh.
Një borxh i cili doemos duhet shlyer e për ta bërë këtë, mendja e shkrimtarit inskenon rrëmbimin e fëmijës së doktorit. Ai e mendon thjeshtë një shaka por këtu fillojnë problemet e familjes së shkrimtarit dhe bashkë më të dhe të një familje tjetër të varfër.
Ngjarjet ngatërrohen pasi fëmija i doktorit zhduket duke rënë në dorë të një çifti italian që kërkon të birësoj një fëmijë. Ndëryjrja e policisë e çon më tej konfliktin, ku familja e shkrimtarit akuzohet për rrëmbim, ndërsa mjeku është ngarërrur sepse ka pranuar rryshfet për operacionin.
Komedia “Familja në shi” që premierën e ka pasur javë shkuar në Teatrin Kombëtar të Komedisë, ka rikthyer në skenën shqiptare të teatrit një aktor komik të jashtëzakonshëm, Xhevahir Zenelin. Protagonisë të tjerë në shfaqje janë aktorët Esmaralda Kame, Genci Fuga, Eliona Thomaraj, Xhemil Tagani, Arjeta Dhima, Bledar Mehmeti, Bajram Dosti, Andon Çesari, Klodiana Keca, Mërkur Bozgo, dhe fëmija Anxhelo Cika të cilët sjellin me humor një realitet shqiptar.
Vjola Cengu/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Familja Clinton e pranishme në koncertin e Lady Gaga Konsiderohet gjerësisht si gruaja më e fuqishme në botë, por...
- Familja shqiptare, ndryshime të mëdha për shkak të emigrimit Tiranë- Shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë në vendin tonë...
- Familja Berlusconi dhe shpenzimet e çmendura Familja Berlusconi bën shpenzime të çmendura! Lajmin e bën të...