Votimi për anëtarin e KLD. Berisha: Sdua asnjë mungesë
Zbulohet porosia e Kryeministrit në Grupin e PD për seancën.
Tavo i LSI: Ne do shohim CV-në e dy kandidatëve.
Partia Demokratike mobilizon të gjithë deputetët për seancën e së enjtes në Parlament. Tri ditë përpara votimit të rëndësishëm për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarëve të Grupit Parlamentar demokrat u është kërkuar që të mos mungojnë në këtë seancë për asnjë arsye. Burime nga Grupi i PD-së bëjnë të ditur për gazetën Panorama se ka qenë pikërisht Kryeministri Sali Berisha i cili ka kërkuar që pjesëmarrja në seancën e ardhshme të jetë maksimale. Të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në seancën e ditës së enjte në Parlament, ku do të votohet anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ku kandidatura e mbështetur nga Grupi i PD-së është e shkëlqyer, mësohet të jetë shprehur Kryeministri në mbledhjen e Grupit Parlamentar, e cila ka vijuar me dyer të mbyllura. Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, u miratua kalendari i punës trejavore, ku u vendos që nesër të zhvillohet seanca dëgjimore me kandidatin e propozuar nga PS-ja, Ardian Visha. Gjatë ditës së djeshme disa prej institucioneve kryesore kanë sjellë në Komisionin e Ligjeve opinionin e tyre për kandidatin e PS-së, dokumentacion i cili do të administrohet fillimisht nga relatori i kësaj çështje, Dashnor Sula. Nga ana e tyre, deputetët demokratë, ndonëse jo publikisht, teksa shprehen të sigurt në mosrrjedhjen e votave, dyshojnë se nga radhët e socialistëve janë një pjesë e mirë deputetësh që nuk janë dakord me emrin e Ardian Vishës.
Aleatët
Ndërkohë që Kryeministri Berisha kërkon mobilizimin e 66 deputetëve demokratë për të mos munguar në votimin e ditës së enjte, ajo që shqetëson më shumë është vota e aleatëve. Ardian Visha, ndonëse i propozuar nga PS-ja, është një avokat i njohur gjerësisht edhe në rrethin e ministrave apo deputetëve të kabinetit qeveritar. Ai ka qenë fillimisht avokat i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në çështjen e Gërdecit dhe së fundi avokat i disa çështjeve që kanë pasur lidhje me Ilir Metën. I kontaktuar nga gazeta Panorama, nënkryetari i Kuvendit, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, shprehet se ajo që do të shikohet përpara votimit është CV-ja e të dy kandidatëve. Drejtësia është sistem i pavarur dhe ne do të synojmë që ky sistem ta ruajë pavarësinë që ka. Sa i përket votimit që do të zhvillohet ditën e enjte në Parlament mes kandidatëve të propozuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, ne do të shohim CV-në e tyre dhe mbi bazën e performancës së treguar deri tani, do të vlerësojmë se cili është i duhuri për atë institucion. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një institucion shumë i rëndësishëm i këtij sistemi dhe për këtë arsye, edhe vendimi ynë do të jetë i peshuar mirë, u shpreh Tavo. Në të njëjtën kohë, as aleatët e tjerë të PD-së nuk janë shprehur publikisht për qëndrimin që do të mbajnë në seancën e së enjtes. Aktualisht në Kuvend PD-ja ka 66 deputetë, ndërsa PS-ja 62. Nëse votat e këtyre dy partive do të jenë në bllok për secilin prej kandidatëve, ato që do të bëjnë diferencën pritet të jenë pikërisht votat e LSI-së, Fatmir Mediut, Gazmend Oketës, Dashamir Tahirit, Kastriot Islamit, Shpëtim Idrizit, Vangjel Dules dhe Dritan Priftit.
Debati në Konferencën e Kryetarëve
Jozefina Topalli Javën tjetër, për shembull, çfarë mund të kalojmë? Autoritetin e Konkurrencës? Dakord, e kalojmë.
Gramoz Ruçi Këto dy vende, në bazë të marrëveshjeve që kemi pasur pozitë opozitë, ju ia keni lënë opozitës në kushtet që jemi, duke bërë përpjekje të realizojmë marrëveshje të reja politike. Ne nuk e shikojmë të rrugës të prishen marrëveshjet që kemi pasur. Kështu që nëse keni ndonjë përgjigje, ne jemi të gatshëm të bëjmë propozimet tona, nëse maxhoranca tërheq kandidaturat që ka propozuar.
Astrit Patozi Në rastin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ju nuk nguruat fare, por menjëherë, disa orë pas propozimit tonë, ju propozuat një kandidaturë alternative, gjë që nuk e keni bërë për Autoritetin e Konkurrencës.
Gramoz Ruçi Në rastin e Autoritetit të Konkurrencës, janë dy vende që i ka pasur opozita.
Astrit Patozi Ju i keni pasur të 6 kandidaturat në atë kohë. Keni pasur 6 dhe ne kemi pasur 1. Ndërsa tani thoni se këto të dy i kemi propozuar ne. Kjo ska sens.
Namik Dokle Po përse doni ta merrni dhe këtë vend?
Jozefina Topalli Zoti Dokle, ti marrim punët me radhë, se nuk ua zëmë vendin që ju takon.
Valentina Leskaj Kjo është e përcaktuar qartë në ligj, pasi ka qenë në marrëveshje dhe më pas është miratuar ligji se si të veprohet.
Jozefina Topalli Po zonja Vali, është e qartë në ligj, por ne kemi pasur një marrëveshje, në mos u gabofsha, para vitit 2007 ose 2008, dhe i kemi ndarë disa vende me buonsens. Ndërsa ju keni tre vjet që vendet i keni bosh. Jua kam përsëritur vazhdimisht dhe ju nuk keni sjellë emra.
Kush është Elvis Cefa
Është prej janarit të vitit 2009 drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në periudhën shkurt 2006 deri në janar 2009 ka qenë inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Atikorrupsion në Këshillin e Ministrave, ndërsa për një vit, deri në shkurt 2006, ishte jurist në Departamentin Juridik dhe Kontrollit të Cilësisë në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Tiranë. Karrierën në administratë e ka nisur në vitin 1996, ku për katër vjet punoi si inspektor në KLSH. Nga shtatori 2000 deri në maj 2004 ai ishte inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Financiar pranë Prefektit të qarkut Tiranë, ndërsa për një vit, deri në janar 2005, jurist në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kush është Ardian Visha
Është diplomuar jurist në vitin 1992. Prej asaj kohe ka punuar në institucione të ndryshme e gjerësisht: nga viti 1992 deri në vitin 1993 ka punuar si jurist në Ministrinë e Jashtme; nga viti 1994 deri në vitin 1995, inspektor ligjshmërie në Gjykatën e Kasacionit; nga viti 1998 deri në vitin 2008, oficer i Policisë Gjyqësore, prokuror dhe drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme; nga viti 2008 e në vazhdim, avokat i Dhomës së Avokatisë. Në CV-në e tij thuhet se në periudhën 1995-1996 ka bërë një kurs formimi afatgjatë pranë Kolegjit të Drejtësisë në Londër, të financuar nga Këshilli Britanik. Vitet e fundit ai ka marrë pjesë si avokat në procese të rëndësishme gjyqësore, si ai ndaj Mediut për çështjen e Gërdecit, dhe së fundi avokat i disa çështjeve që kanë pasur lidhje me Ilir Metën.
Vendet vakante në Autoritetin e Konkurrencës, debat Ruçi-Topalli
Ruçi: Na takojnë dy vende, Topalli: Nuk e prishim marrëveshjen
Maxhoranca dhe o
