E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Nuk njohim zgjedhjet, populli votoi por Berisha e Rama numëroi

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një protestë para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi pretendon se votat e AK-së nuk po numërohen. Në një prononcim për mediat, kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve.

“Populli votoi, por Berisha dhe Rama numëroi. I themi zonjës Lefteri Lleshi largohu nga një institucion fantazëm të cilin e kanë lënë qëllimisht kështu”, – u shpreh Spahiu.

Sipas kreut të AK-së, ekziston një marrëveshje mes kryetarëve të forcave të mëdha.
“Si pasojë e marrëveshjes dhe kontratës së shkruar Berisha- Rama- Meta, Berisha dorëzoi pushtetin. Mandatet e LSI-së dhe disa mandate të tjera janë votat e AK-së, të cilat nuk u numëruan kurrë. Populli nuk votoi pasi deputetët u emëruan. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që një Berishë të zëvendësohet me një tjetër”,- deklaroi Spahiu.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›