“Mandati i dytë, një revolucion i vërtetë industrial”
Autori i Lajmit: red.
Numri dy i demokratëve, Jozefina Topalli, ka vijuar takimet e drejtpërdrejta me qytetarët rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në Shkodër dhe në çdo komunë të qarkut. Ajo u ndal në Kosmaç të Komunës së Bushatit, ku përuroi edhe rrugën e këtij fshati rreth 5 kilometra të gjatë, e ndërtuar me buxhetin e shtetit. Në takimet me banorët ajo garantoi se gjatë mandatit të dytë do të pesëfishohen subvencionimet në projektet e zhvillimit të bujqësisë, pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të investohet në pemëtari , bujqësi e blegtori, do të ketë rrugë të asfaltuara, furnizim 24 orë me ujë e energji, shkolla e qendra shëndetësore, sisteme moderne të vaditjes. Më tej, Kryetarja e Kuvendit vizitoi një nga bizneset e suksesshme të Shkodrës, një fabrikë masonerie, e cila nga 7 punëtorë që kishte në 2006-tën, ka arritur në tre vjet në 140 punëtorë kryesisht gra, që paguhen rreth 450 mijë lekë në muaj. Topalli siguroi se në 4 vitet që vijnë do të dhjetëfishohen investime e huaja në Shqipëri, do të ndërtohen gjashtë parqe industriale që do të përbëjnë një revolucion industrial dhe do të hapen 160 mijë vende të reja pune.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009