E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Topi, tryeze politike per integrimin

Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi, duhet te therrase nje tryeze me perfaqesuesit kryesore te mazhorances dhe te opozites, per te diskutuar fazen e re te marredhenieve Shqiperi-BE. Kjo eshte thirrja qe ka bere dje kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, vetem nje dite pas hyrjes ne fuqi te MSA te Shqiperise me BE. "Per te paraqitur aplikimin per statusin e nje vendi kandidat per BE, ne radhe te pare duhet nje konsensus shume i gjere politike brenda vendit, qe do te thote nje tryeze e thirrur nga Presidenti, me perfaqesuesit kryesore te mazhorances dhe te opozites, per te diskutuar kete faze te re ku hyjne marredheniet e Shqiperise me BE dhe procedurat qe duhet te ndiqen me tej", sugjeroi Meta. Pra, sipas tij, nuk duhet kthyer ne nje loje politike, por duhet zgjeruar maksimalisht konsensusi politik per procedurat qe do te ndiqen ne te ardhmen. "Nje konsensus teper i gjere do te ishte nje faktor i rendesishem per t'u mirepritur nje aplikim i tille nga Bashkimi Evropian", tha ai. "Deshiroj te pershendes ratifikimin nga Parlamenti i Greqise i MSA dhe BE. Ratifikimi i Greqise, vendi i fundit anetar i BE-se, qe ratifikon kete marreveshje, shenon gjithashtu hyrjen ne fuqi te kesaj Marreveshje", tha Meta. Per te, tashme Shqiperia hyn ne nje faze cilesisht te re ne marredhenien e saj me BE, faze e cila hap mundesine e aplikimit per statusin e vendit kandidat. D. Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›