E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorea: Per dy ore u shiten 11 mije mandat-arketime

Drejtori i Postes Shqiptare, Arqile Gorea deklaroi dje se ne pikat postare jane ndare 20 mije kupone dhe brenda vetem dy oresh, jane shitur rreth 11 mije mandate arketimi. Nderkohe, te gjithe njerezit jane dyndur tek minibashkite ku radha vazhdon edhe ne ambientet e jashtme. Ne te gjitha filialet e postes ne kryeqytet, ka nisur shitja e kuponeve qe sherbejne per aplikimin per karten e identitetit. Sipas drejtorit te Postes Shqiptare, Arqile Gorea, posta ka marre nje furnizim prej 20 mije kuponesh, ndersa pritet qe furnizimi me kupone te tjere te jete i panderprere. "Kemi marre dje pasdite, 20 mije kupone aktualisht jane shitur rreth 11 mije kupone, presin furnizim tjeter, besoj se procesi do te ece pa nderprerje, pasi te gjitha filialet e postes jane ne gatishmeri te ketij procesi, ato jane te hapura nga ora 7.30 e mengjesit deri ne 7.30 te darkes, vetem te dielen jane te hapura nga ora 8 deri ne oren 15". Shitja e kuponeve ka nisur qe ne oret e para te mengjesit. Edhe kete here interesimi i qytetareve per t'u pajisur me kupone, ka qene tejet i madh. Nga ana tjeter, puna ne zyrat e ngritura per aplikimin e shtetasve shqiptare me karta identiteti, ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur probleme. Procesi i aplikimit per kartat e identitetit nisi ne fillim te kesaj jave. Qe diten e pare procesi u pengua, pasi zyrat postare ishin furnizuar me nje kontingjent prej 4 mije kuponesh, i cili perfundoi ne oret e para te mengjesit. Per dy dite procesi u pezullua ndersa sot ai rinisi normalisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›