Mandela në gjendje të mirë

Nelson Mandela është mirë dhe po këndellet pa probleme nga një operacion në bark, të cilit iu nënshtrua më parë gjatë javës në një spital të Afrikës së Jugut.
Ministri i Mbrojtjes, Lindiwe Sisulu, informoi se 93-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje të quajtur “laparoskopi” dhe se Mandela “gëzonte një shëndet shumë të mirë, duke pasur parasysh moshën e tij”.
Laparoskopi quhet procedura e çarjes së vogël të barkut, për të futur një mikro-kamerë, e cila më pas inspekton organet e brendshme.
Një simbol i luftës kundër aparteidit dhe hero kombëtar në Afrikën e Jugut, Mandela ka përjetuar disa probleme shëndetësore kohët e fundit, të cilat kanë vendosur në ankth me miliona adhuruesit e tij.