Terry pret rikthim të shpejtë

Kapiteni i Chelseas, John Terry vazhdon të mbetet jashtë fushës, për shkak të lëndimit në gju, të cilin e pësoi para ndeshjes së parë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. Mbrojtësi anglez shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në dispozicion të menaxherit Andre Villas Boas.
“E kam provuar në të gjitha mënyrat që të rikthehem sa më shpejtë, edhe në Napoli, por nuk ishte e mundshme. Shpresoj që të jem në dispozicion të trajnerit sa më shpejtë. Tash duhet të jemi të bashkuar dhe të fitojmë së bashku për historinë e Chelseas”, tha Terry.