Manhatan, 31 skulptura vëzhgojnë parkun
MANHATAN- Vëllai i madh iu vëzhgon. Brenda dhe përreth një parku baritor në zemër të Manhatën 31 skulptura me përmasa njerëzore vështrojnë poshtë drejt njerëzve që kalojnë përditë në këtë vend. Ky projekt është fryt i mendjes së artistit britanik Antony Gormley. Gormley përdori trupin e tij si model për statujat me përmasa reale ndërsa fton këdo që vjen në Njujork të njihet nga afër me to. "Ideja është të jesh në gjendje të ngjitesh tek njëri prej këtyre tipave. Ju mund t’i kqyrni, t’i prekni e t’i ndjeni. Ato janë thjesht kopje të trupit tim por me një peshë dhjetë herë më të madhe" tha skulptori.
Gormley tha se secila prej katër statujave prej hekuri të vendosura në tokë peshonte 650 kilograms. Ai tha se secila prej 27 statujave të ngritura pezull në ajër peshonte vetëm 30 kilograms e ishte punuar me pleksiglas. Gormley tha se kjo ekspozitë e hapur në natyrë, quajtur Event Horizon, i sfidonte njerëzit duke i nxitur ta shihnin paksa ndryshe ditën e tyre. Ai tha se secila prej statujave përfaqësonte një këndvështrim të ndryshëm të qytetit. "Ekspozita quhet Event Horizon. Ata po shohin drejt një horizonti të ri të ne nuk arrijmë të shohim pasi jemi të rrethuar nga një mori ndërtesash të larta, ndërkohë që këto skulptura shohin drejt një horizonti më të gjerë. Ideja është përshtatja e qenieve njerëzore në qytetet e super-populluara" tha ai.
Statujat mund të shihen përreth dhe brenda në parkun e sheshit Medizo, në lagjen Flatiron, Njujork. Disa prej statujave që qëndrojnë pezull janë ngritur në një lartësi të barabartë me 57 kate.
Shumë prej kalimtarëve u shprehën pozitivisht në lidhje me këto statuja. "Më pëlqejnë pasi kur i sheh për herë të parë të duket sikur ke të bësh me njerëz që janë në prag të hedhjes poshtë ndaj ti ndalon për një çast. Gjithçka që të bën të ndalesh për një çast në qytet është diçka pozitive. është një justifikim edhe për të parë lart. Ata që lëvizin nëpër rrugët e Njujork ndaj është mirë kur ke një shkak" tha John McGregor, një turist anglez.
Në vitin 2007 në Londër u hap një ekspozitë e ngjashme në publik ku statujat e Gormley u vendosën përgjatë lumit Tamiz.
Vitty O'Toole tha se Gormley ishte vërtet i guximshëm që përdorte trupin e tij si model për statujat. "Më pëlq en ideja që njerëzit e shohin artin ndërsa vijojnë jetën e tyre të përditshme. Ky djalosh ka kurajon të vendosë veten në zemër të kësaj ekspozite në mënyrë tepër krijuese" tha O'Toole. Kimberly Shunk punon në këtë zonë ndaj tha se skulpturat i pëlqenin pa masë. "Një mënyrë vërtet e veçantë për të përjetuar artin në qytet duke iu dhënë mundësi edhe atyre që vijnë këtu të shohim atë që mund të bëjmë ne. është bukur, është këndshëm" tha Shunk. Por Carlene Hills, e cila punon gjithashtu në këtë zon, edhe pse u shpreh e mahnitur nga skulpturat, tha se diçka tjetër mund të kishet qenë më e sukseshme. "Përse jo lule? Përse jo pemë? Përse një njeri të zhveshur? Të duket sikur je kthyer në epokën e gurit kur njeriu qëndronte thuajse lakuriq" tha Hills. "Mendoj se është tepër e pazakontë. Mendoj se ajo që do të shohin vizitorët e këtij qyteti do të jetë diçka e pazakontë" shtoi O'Toole.
Kjo ekspozitë e hapur në natyrë do mirëpresë vizitorë deri në mesin e muajit Gusht.
(e.n/S.Topi/BalkanWeb)