Manhatan, bie helikopteri, 1 e zhdukur e 4 të plagosur
Një helikopter është rrëzuar në Manhatan, Nju Jork, jo shumë larg nga selia e OKB-së. Helikopteri me 5 persona në bord ka rënë në ujërat e East River. 4 pasagjerë janë shpëtuar nga skuadrat e shpëtimit, ndërsa një grua rezulton akoma e zhdukur.
Sipas rrjetit CBS, dy prej të mbijetuarve janë në gjendje të rëndë. Helikopteri është lokalizuar në fund të ujërave të lumit, nga ku është nxjerrë më pas.
Sipas policisë, mjeti fluturues ishte një helikopter tregtar, i cili transportonte vazhdimisht biznesmenë nga Manhatani në vende të tjera dhe anasjelltas.