E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mani Pakuiao mposht Shejn Mozlein

Mani Pakuiao nuk u shfaq në formën e tij më të mire, por ajo që tregoi ishte e mjaftueshme për të mposhtur Shejn Mozlein dhe mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë velter në versionin ËBO në Las Vegas. Pakuiao bëri një luftë të kujdesshme në MGM Grand Garden Arena, por bëri mjaft për të ndalur 39 vjeçarin Mozlei, i cili u paraqit me taktikë defensive por që kurrë nuk shfaqi kërcënim të madh për kampionin. Pakuaio fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve me rezultat 119-108, 120-108 dhe 120-107.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›