Dramë në Xhiro, vdes çiklisti belg, Vejladt
Dramë në Xhiron e Italisë. Belgu Vuter Vejladt ka vdekur pas një rënie të tmerrshme gjatë dishezës së “Passo del Boço” gjatë fraksionit të tretë të Xhiros së Italisë. Çiklisti i Leopard Trek ka mbetur përtokë pa ndjenja për shumë minuta, ndërsa mjekët përgjegjës të Xhiros kanë tentuar më kot ta risillnin në jetë. Kjo është dinamika hipotetike e rënies: Frenim në një thesë (rrëshkitje e gomës) humbet ekulibrin dhe godet me pedalen e majtë, fluturun në ajër për rreth 20 metra dhe godet fytyrën ashpër në rrethimet e gurta të rrugës.
Vejland kishte lindur në Gand 27 vite më parë. Profesionist që nga viti 2005, suksesi i tij më i madh në karrierë është regjistruar pikërisht në Xhiro vitin e shkuar dhe, për ironi të fatit, pikërisht në etapën e tretë. Në këtë sezon ishte përfshirë në një tjetër rrëzim të keq në Gp Esko. Drejtuesit e Xhiros e kanë pezulluar ceremoninë e kurorëzimit pas mbërritjes në finish, që u fitua nga spanjolli i Andonit, Angel Visioso, dhe që ka parë britanikun David Milar të fitojë fanellën rozë.