Zyrtare: Sahin transferohet te Reali
Mesfushori turko-gjerman, Nuri Sahin do të jetë përforcimi i ri i Real Madridit. Lajmin e ka konfirmuar klubi aktual i lojtarit dhe kampioni i ri i Gjermanisë, Borusia Dortmund. Mesfushori raportohet se do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me Madridin, që do t’i paguajë Dortmundit rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij. Talenti 22-vjeçar i ka munguar ekipit të tij në tre ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit dhe pritet të mungojë edhe gjashtë javë të tjera. Ndërkohë, mediat në Spanjë po ashtu thonë se Los Blancos do të hidhen në kërkim të turkut të Bajern Mynih, Hamit Altintop.