E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gigs: “Chicharito” ishte fantastik

Ndërsa trajneri i Mançesterit vijon ende të komentojë fitoren e jashtëzakonshme kundër Çelsit, çka u ka garantuar “djajve” titullin kampion

Legjenda e Mançester Junajtid, Rajan Gigs ka lëvduar impaktin që e ka pasur Havier Hernandez këtë sezon. “Njëzet gola në sezonin e parë është shifër e pabesueshme. Një skuadër ka gjithmonë gjasa që të fitojë kur ka një sulmues si “Chicharito në ekip”. Ai bëri impakt fantastik, si jashtë ashtu dhe brenda fushës. Anglishtja e tij është e përkryer, gjë që e ka ndihmuar shumë atë. Shpeshherë ky rast vjen vonë. Ndonjëherë lojtarët ende nuk janë nxehur si duhet, tridhjetë sekonda dhe ai shënon. Ai meriton çdo kompliment të thënë për të”, u shpreh Gigs.

Por ai që e ka bërë këtë Mançester gjigant, është një skocez që nuk po e fshin nga memorja fitoren ndaj londinezëve. Sër Aleks Ferguson është krenar që ekipi i tij mposhti rivalin e hidhur, Çelsin, me rezultat 2-1 dhe që tashmë po e prek titullin e 19-të, rekord në kampionat. “Ne mund të kishim shënuar gjashtë gola në pjesën e dytë, por pritëm një ndeshje të vështirë dhe patëm një ndeshje të vështirë. Ishim të shkëlqyesher. Ne bëmë një start të shkëlqyeshëm, por Çeh bëri disa ndërhyrje fantastike. Kur e dhamë topin në rastin e golit të tyre, ne ishim ca të nervozuar, por tifozët na ndihmuan shumë. Ne vazhduam të krijojmë shanse dhe Runi kishte mundësi të shënonte disa herë. Është fantastike të jesh ekipi më i suksesshëm në vend. Për 17 ose 19 vite kanë qenë Arsenali dhe Chelsea si rivalët tonë më të afërt, dhe në disa vitet e kaluara ka qenë Çelsi. Arsenali bëri tentativën e madhe këtë vit, por humbja e tyre i ka dhënë fund kësaj. Ne e meritojmë titullin dhe shpresojmë se do ta fitojmë edhe atë pikën e mbetur”, ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›