Pseudu transparenca e presidentit gjerman
Në daljen e tij televizive, presidenti i Gjermanisë Christian Wulff kërkoi ti jepte fund skandalit në lidhje me një hua personale dhe trajtimin e medies. Ai shprehur pendesë por në të njëjtën kohë e paraqiti veten si viktimë të shtypit të pandershëm.
Kjo dalje duket se do ta shpëtojë atë nga dorëheqja. Gjithsesi mediet e përshkruajnë atë si politikan mediokër kur vjen puna për ndershmëri. Dalja e tij në dy televizionet më të rëndësishme ARD dhe ZDF nuk ishte një shfaq e një kreu shteti por një dalje formale për mëshirë.
Nuk do të dëshiroja që të isha president i një vendi ku një person nuk mund të marrë hua para nga miqtë, tha ai si kundërpërgjigje të akuzave për marrjen e një huaje me interesa të ulëta. Por cili dëshiron të jetë qytetar i një vendi ku presidenti bën një deklaratë të tillë në televizion?
Megjithëse Gjermania e largoi termin surrogat me heqjen e monarkisë në vitin 1918, tashmë Wulff shihet si i tillë pasi koalicioni të Merkelit i intereson që ai të vazhdojë të jetë president, të paktën tani për tani.
* * *
Presidenti i Gjermanisë do ti përgjigjet pyetjeve mbi kërcënimet e tij drejtuar një gazete. Christian Wulff, është nën presion për dhënien e dorëheqjes pasi akuzohet për një huamarrje të diskutueshme. Ai do të japë një intervistë për dy televizionet më të mëdha kombëtare gjermane, ARD dhe ZDF.
Presidenti gjerman akuzohet se ka marrë 500 000 euro me interes të ulët. Akuza u përforcua kur u bë e ditur se ai kishte lënë një mesazh kërcënues për kryeredaktorin e Bild Kai Diekmann. Ai e ka kërcënuar me gjyq nëse gazeta publikonte lajmin në fjalë.
Një telefonat e tillë ishte bërë edhe në drejtim të publikuesit të gazetës. Por gazeta bëri me dije se më vonë presidenti kishte kërkuar të falur.