Mania e Premier: Miliona për makinat
Futbollistët e Premier League kanë një mani të veçantë: që në ditën e parë të stërvitjes me klubet respektive, të prezantohen me makina luksi. Përveç ‘look’-ut, që edhe ky përbën një risi në çdo fillimsezoni: stili i flokëve, këpucët, etj, etj. Parada e makinave nis me bomberin e Liverpulit, Fernando Torres, i cili sapo ka bërë të vetën një Aston Martin DBS e zezë, 160 mijë stërlinash. E preferuara për, Uejn Runi është një Audi e kuqe RS 6 që kushton 78 mijë stërlina. Ndërsa, shoku i tij i skuadrës, Nani ka shpenzuar 167 mijë stërlina për një Lamborgini LP 550-2 Valentino Balbon. E kush nuk është xheloz kur i sheh rrugës?