E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli do 10 mln euro në vit



Një pagesë sezonale prej 10,5 milionë eurosh është një shifër tepër e lartë edhe për një klub si Mançester Siti, që nuk dëshiron të zbutet përpara kërkesave të Mario Balotelit. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që tratativat midis klubit anglez dhe Interit kanë mbetur pezull. Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia nuk janë aspak pozitive, pasi Siti nuk është e gatshme që të plotësojë kërkesat e sulmuesit. Në fakt e përditshmja britanike “Daily Star” ka bërë të ditur se kërkesa e “SuperMarios” është e barabartë me 180 mijë sterlina në javë, të cilën një burim brenda klubit e ka cilësuar si qesharake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›