Maniaku perdhunon te mituren
Lushnje- Maniaku pedofil mashtron vajzen e mitur me 600 leke dhe e perdhunon per kater ore ne kodrat e Ardenices. Krimi monstruoz ka ndodhur pasditen e se dieles, kurse diten e djeshme, pas hetimeve intensive dhe shperndarjes se identikitit te te dyshuarit, u be ndalimi i 42-vjecarit Flamur Koci, banues ne fshatin Barbunje, shume prane fshatit Kolonje ku dhe banonte viktima. Policia e Lushnjes, konfirmoi ndalimin e te dyshuarit, ndersa beri me dije se denoncimin e kane bere gjysherit e vajzes, pasi prinderit jetonin dhe punonin ne Greqi.
Ngjarja ka shokuar periferine e Lushnjes mbremjen e se dieles, kur 9-vjecarja me inicialet M. Sh., eshte kthyer ne shtepi duke qare dhe e traumatizuar, me shenja te shumta dhune ne trup. Te shokuar familjaret kane mesuar menjehere faktin se me femijen e tyre ishte abuzuar deri seksualisht dhe menjehere kane telefonuar ne Komisariatin e Lushnjes. Nje grup hetimor, ne perberje te te cilit edhe psikologe, kane marre ne pyetje te demtuaren qe ka rrefyer per dramen qe perjetoi. Familjaret u shprehen se vajza 9-vjecare kishte dale ne oret e pasdites per te blere buke ne dyqanin e fshatit, por nuk ishte kthyer deri pas kater oresh, kur dhe e pane te dhunuar. Vete e mitura ka rrefyer se nje burre i kishte dale ne rruge, duke i ofruar 600 leke dhe mashtruar te shkonte me te. Me pas ai e ka terhequr pas vetes ne kodrat e Ardenices, ku sipas te mitures eshte dhunuar seksualisht nga i dyshuari. Edhe te qarave te vajzes nuk i eshte pergjigjur kush, kurse autori e ka leshuar vetem ne mbremje, duke humbur edhe gjurmet me pas.
“Vajza eshte derguar ne spitalin e Lushnjes, ku mjeket konstatuan se ishte perdhunuar dhe me pas u dergua per mjekim te specializuar ne Tirane”, thane burime zyrtare te drejtorise se policise Fier diten e djeshme. Vete e demtuara ka rrefyer per skenen e krimit, duke ndihmuar grupin hetimor me karakteristikat e te dyshuarit. Gjithashtu agjentet kane pyetur ne fshatrat perreth banoret duke mbledhur informacione operative per te zbuluar identitetin e te dyshuarit. Fale ketyre te dhenave, pasditen e djeshme eshte arritur tek nje emer personi i dyshuar, qe eshte 42-vjecari Flamur Koci, banues ne fshatin Barbunje, vetem pak kilometra nga Kolonja dhe i njohur per jeten qe bente si endacak.
“Strukturat e Komisariatit Lushnje jane angazhuar maksimalisht per identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar te kesaj ngjarje. Po verifikohen dhe krahasohen te gjitha gjurmet, te dhenat, paraqitja per njohje per personin e ndaluar”, shpjegoi policia vendore. Po mbreme materialet hetimore iu referuan prokurorise, per vepren penale “marredhenie seksuale me dhune, me te mitur”, kurse vajza po trajtohet me mjeke dhe psikologe, per te kaluar traumen e perjetuar.
Policia pas ngjarjes, shoqerohen 20 persona
Komisariati i Lushnjes, ka shoqeruar ne paraburgim te pakten 20 persona te dyshuar banues ne fshatrat ne periferi te qytetit. Ne fillim eshte dyshuar se autor mund te jete nje banor i Kolonjes, por gjate paraqitjeve per njohje vajza nuk ka njohur asnje prej tyre. Kerkimet jane bere kryesisht per gjetjen e nje te dyshuari midis moshes 20-30 vjec, por me pas, mbeshtetur ne informatat dhe gjurmet e mbledhura, agjentet kane arritur ne perfundimin se i dyshuar mund te ishte nje prej banoreve ne fshatrat fqinj me Kolonjen. Vetem diten e djeshme gjurmet dhe te dhenat cuan deri tek 42-vjecari Flamur Koci, i cili mesohet se nuk ka pranuar akuzen, por as nuk ka arritur te shpjegoje dot levizjet e tij pergjate dites se diel, duke mos pasur alibi te qarte. Po keshtu mesohet se ne dem te tij jane paraqitja per njohje dhe provat paraprake te zbuluara, ndersa pritet edhe konfirmimi nga ekspertet per perfundimet shkencore. Aktualisht ndaj te dyshuarit eshte ngritur akuza e “kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura”.
Familjaret: Vajza u kthye me shenja dhune dhe e shokuar
E mitura eshte derguar ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane, ku po merr mjekimin e duhur, nderkohe qe do te keshillohet edhe nga psikologet, per shkak te traumave qe mund te kete pesuar. Vete familjaret u shprehen se gjendja e 9-vjecares ka qene shokuese kur eshte kthyer ne shtepi, me shenja te shumta dhune, qante vazhdimisht dhe kishte veshtiresi per te komunikuar, derisa eshte qetesuar dhe ka treguar per mashtrimin dhe dhunen seksuale.
Precedenti
Tre jave me pare, ne Shushice te Elbasanit, nje 22-vjecar u arrestua per perdhunimin e nje femije te mitur 12-vjecar, i komunitetit rom, te cilin e kishte mashtruar. Edhe pse prinderit e derguan ne spital, ngjarja nuk u denoncua nga mjeku roje, qe u ndalua po nga policia.