E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manifaktura ne Eurozone e gjitha ne krize

Sektori i industrisë së manifakturës në Eurozonë në muajin korrik ka shënuar rënien e 12-të në radhë. Sipas të dhënave të Markit, që mat ecurinë e aktiviteteve ekonomike në Zonën euro, rezulton se kërkesa për produkte të manifakturës dhe prodhimi kanë shkuar në rënie graduale që prej një viti. Të dhënat tregojnë gjithashtu se kriza e sektorit ka prekur edhe ekonomitë më të forta të bllokut, siç është Gjermania apo Franca. Indeksi Menaxherial i Markit për Eurozonën, tregon se sektori i manifakturës ka rënë në 44 pikë në Korrik, niveli më i ulët që nga Qershori i 2009 dhe poshtë parashikimit të analistëve që parashikonin rënie në 44.1 pikë. Edhe indeksi i prodhimit ka shkuar në rënie në 43.4, kundrejt 44.7 pikë që ishte në Qershor dhe është niveli më i ulët që nga Maji i 2009.  Por kjo rënie e industrisë në Eurozonë ka shkaktuar një reduktim të punonjësve të sektorit duke arritur rekordin që nga tetori i 2009-ës. Për këtë arsye stimujt ndaj prodhimit duhet të mos mungojnë në tremujorin e tretë nga politikë-bërësit dhe ky sektor të shërbejë si një rrjetë mbrojtëse. Në të kundërt recesioni në Eurozonë do të thellohet” shprehen ekonomistët e Markit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›