E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2012 i suksesshem per turizmin shqiptar

Viti 2012 duket i suksesshëm për turizmin shqiptar. Operatorët turistikë raportojnë se deri tani ka një rritje prej 25-30 për qind të turistëve europiane që vijnë të vizitojnë Shqipërinë në sezone të ndryshme, përfshirë edhe verën aktuale. Sipas kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Sadik Malaj, gjatë pranverës por edhe muajve të nxehtë, kanë pasur një fluks të konsiderueshëm turistësh që vijnë nga Polonia, Çekia, Austria si dhe vendet aziatike. Sipas zotit Malaj, vitet e fundit, turistët nuk janë të interesuar vetëm për destinacionin e rërës dhe të plazhit, por edhe për atë kulturor. 
Zoti Malaj tregon gjithashtu për mijëra turistë që kanë vërshuar drejt zonave malore në këtë periudhë.
Ndërkaq, sipas të dhënave nga Kosova për daljet, turistët tradicionalë të Shqipërisë, kanë pësuar, për këtë periudhë, një rritje prej rreth 10 për qind në krahasim me një vit më parë.  Muaji gusht pritet të ketë edhe prurjet më të shumta të turistëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›