E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e ndare per luften ndaj krizes

Gjermania nuk është ende e vendosur mbi rolin e BQE të premtuar nga guvernatori Mario Draghi, për ndërhyrjen në tregun dytësor të bonove sovrane duke i dhënë një mbështetje dy vendeve në vështirësi Spanjës dhe Italisë. Nga njëra anë kreu i Bankës qëndrore të Gjermanisë, Jens Weidmann është shprehur skeptik ndaj idesë së një unioni politik europian duke deklaruar se qeveritë po mbivlerësojnë aftësitë e BQE. Sipas tij jo gjithmonë në të kaluarën cdo gjë që qeveritë kanë dashur ka patur kuptim nga këndvështrimi ekonomik. Weidmann ka shtuar se nëse bëhet fjalë për norma të interesit apo masa speciale, në fund të fundit bëhet fjalë gjithnjë për ta detyruar bankën qëndrore të devijojë nga objektivat e saj kryesorë të politikës së bilanceve. 
Lidhur me krahasimin e limiteve të mandatit të BQE dhe lirisë më të madhe të veprimit të Rezervës federale Amerikane, të diskuruar shpesh këto kohët e fundit , presidenti i Bundesbank ka afirmuar se politikanët kanë mbivlerësuar aftësitë e Eurotoëer dhe kërkojnë shumë  sepse mendojnë se është në gjendje jo vetëm të sigurojë stabilitetin e cmimeve por edhe të promovojë rritjen, të reduktojë papunësinë dhe të stabilizojnë sistemin bankar. 
Por nga ana tjetër kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Financave Shoble, pavarësisht se nuk janë shprehur drejtpërdrejtë për blerjen e bonove sovrane nga ana e BQE, duke mbështetur edhe deklaratën e presidentit francez Francois Hollande, duket se janë në favor që instituti i Frakfurtit të ndërhyjë në tregun sekondar të titujve shtetërorë. 
Pas vizitës së tij në Gjermani, ku është takuar me ministrin e financave dhe kreun e BQE, Mario Draghi, sekretari amerikan i thesarit Tim Geithner ka deklaruar se është i bindur se Europa është e angazhuar maksimalisht për përballimin e krizës, por duke shtuar se zgjedhjet politike për ta bërë këtë janë të vështira. 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›