E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipuluan kompjuterat e kazinove, dy persona në hetim

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për dy persona të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në makineritë e lojërave të fatit në mënyrë që aplikantët të mos fitonin asnjë herë.
Burime nga policia thanë se është realizuar operacionioni i koduar “Good Luck“, duke bërë të mundur sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparave të lojrave të fatit.
Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej pa u deklaruar në organet tatimore, në një ambjent të përshtatur për prodhim lojrash fati në rrugën “Besim Imami“ në Tiranë. Policia tha se do të ndiqen penalisht shtetasit Bledar Viron Mitrushi, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Adriatik Gani Fero, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Policia tha se këto shtetas dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm, duke futur nëpërmjet Pikave Doganore, pajisje të aparateve të lojrave të fatit, duke ndryshuar emërtimine pajisjeve, si dhe duke ndërhyrë në sistemet komjuterike të aparateve të lojrave të fatit, me synim mos fitimin e personave që i ushtrojnë ato.
Më pas, riparonin dhe montonin këto aparate duke i tregëtuar në shumën e parave që varion nga 500 deri në 600 euro për riparimin e një aparati ndërsa për shitje të një makinerie lojra fati nga 800 euro deri më 6000 mije euro. Ndërkohë që në total, vlera e mallarave të sekuestruara arrin në shumën e 30. 000 Euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›