E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vodhën malazezes 10 mijë euro, kapet bashkëautori

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21 vjeçar, i cili mësohet të jetë bashkautor në grabitjen e 10 mijë eurove të një shtetaseje malazeze.

Shtetasi ka qenë person i shpallur në kërkim policor, si bashkëautor i ngjarjes së ndodhur me datë 31.10.2011, rreth orës 06.30, në fshatin Vukpalaj, të rrethit M. Madhe, kur në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Riza Bardhi, vjeç 20, (i arrestuar në flagrancë), i kanë vjedhur me dhunë shtetases J. M., vjeç 51, banuese në Podogoricë, Mali i Zi, një shumë prej 10.000 Euro si dhe një çantë dore me sende personale, ngjarje kjo e zbuluar dhe e dokumentuar me prova ligjore.

Gjithashtu shtetasi Kristjan Lumaj, rezulton te jetë dhe autor i vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike, në fshatin Bruçaj të Komunës Kastrat, rrethi M. Madhe, ngjarje kjo për të cilën, autori ishte shpallur në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›