Manjani: Arsyet se përse kërkesa e PD-së për komision hetimor ndaj Ramës është e paligjshme
Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste rendit pikat në të cilat PD-ja ka shkelur Kushtetutën. Manjani: “Kërkesa, iniciativë e dështuar e Berishës për të baltosur Ramën dhe modelin e suksesshëm të qeverisjes së tij”
Shaban Sulçe
Për Partinë Socialiste kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritje e një komisioni hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama është tërësisht antiligjore dhe antikushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, e cilëson këtë komision si një tentativë të dështuar të kryeministrit Berisha për të hedhur baltë ndaj kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe modelit të suksesshëm qeverisës së tij. Sipas Manjanit, nisma është antiligjore, pasi bie ndesh me Kushtetutën në një sërë pikash. Në një intervistë për gazetën “Albania” ai shpjegon se sipas Kushtetutës, e drejta për të ngritur komisione i takon opozitës dhe se Kuvendi nuk mund të hetojë mbi çështje të cilat nuk janë kompetencë e tij.
Zoti Manjani, pak ditë më parë deputetë të maxhorancës dhe të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën e firmosur prej tyre për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ndaj kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Por kjo iniciativë është cilësuar e paligjshme dhe antikushtetuese nga ana e Partisë Socialiste. Cilat janë, sipas jush, shkeljet ligjore të këtij veprimi të maxhorancës?
Nuk është Partia Socialiste që e cilëson kërkesën të paligjshme dhe antikushtetuese, por është vetë Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese që në një numër rastesh e ka theksuar se kur, si dhe përse ngrihen komisione hetimore nga Kuvendi. Në mënyrë të përmbledhur mund të them se: 1. E drejta për të ngritur komisione hetimore parlamentare i takon pakicës dhe jo shumicës (kjo është sentenca e parimit të pushtetit të pakicës kuvendore). Në rastin konkret, nisma nuk vjen nga pakica, por nga shumica parlamentare. Në këto kushte nuk flitet më për pushtet të pakicës, por për superpushtet të shumicës, që kërkon të kontrollojë gjithçka e gjithkënd, duke bërë presion politik dhe kushtetues edhe mbi autoritetet vendore. 2. Kuvendi nuk mund të hetojë mbi çështje që nuk janë të kompetencës së tij. Këtë e thotë qartësisht Gjykata Kushtetuese. Në rastin konkret, maxhoranca po propozon të hetojë politikisht mbi çështje që sipas Kushtetutës dhe ligjit i takojnë pushtetit vendor. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për garantimin e funksionimit të shtetit ligjor. 3. Kuvendi, nuk mund të jetë një instrument politik në duart e maxhorancës për të marrë peng kundërshtarët politikë që drejtojnë qeverisjen vendore. 4. Hetimi i kërkuar është politik dhe nuk ka lidhje me çështje të rëndësisë së veçantë që kërkon Kushtetuta. Hetimet politike kanë rënë nga fuqia që me rënien e diktaturës. Sali Berisha na propozon të kthehemi atje.
Këto dhe arsye të tjera të ligjshme e bëjnë këtë nismë të papranueshme dhe të pambështetur në Kushtetutë e në ligj.
A mendoni se kemi të bëjmë vetëm me një taktikë të PD-së duke qenë se po afrojnë zgjedhjet e 28 qershorit?
Katër vitet e fundit, qeverisja vendore, për arsye politike, u mor peng sistematikisht nga Sali Berisha, në kundërshtim flagrant me vullnetin e shqiptarëve, të cilët bënë zgjedhjen e tyre të qartë për pushtetin vendor. Fushata politike (e fundit e Sali Berishës) bazohet në baltosjen e Edi Ramës dhe të modelit të ndryshimit të Tiranës. Është po e njëjta lojë që ajo ka bërë me këtë bashki që nga viti 2003. Që nga ky vit sulmi i Berishës ndaj Ramës dhe Tiranës ka qenë njësoj dhe me po të njëjtën taktikë. Në katër vitet e fundit atij (Berishës) iu dha mundësia që të përdorte edhe mjetet kushtetuese që i ka qeveria për të penguar pushtetin vendor, veçanërisht Bashkinë e Tiranës, në ushtrimin e detyrave të saj ligjore. Në këtë kuadër po kërkon të nisë një proces hetimor politik, - e theksoj politik, - në funksion të pastër të të bërit fushatë. Kështu ka menduar Berisha t’i bindë shqiptarët për votime, duke hetuar apo përndjekur kundërshtarët politikë tamam si në diktaturë. Akti politik i nismës për komision hetimor politik në fushatë zgjedhore është i paprecedent dhe vjen si pjesë e strategjisë së sulmit personal ndaj Edi Ramës.
A mendoni se do të dëmtohet PS-ja dhe kreu i saj nga ky komision hetimor?
Partinë Socialiste dhe Edi Ramën nuk i dëmtojnë dot më Sali Berisha dhe minoranca e tij e korruptuar. As PS-ja e as Edi Rama nuk dëmtohen dot më nga qeveria e vrasjes masive të njerëzve të pafajshëm e as nga Sali Berisha, që vetëm gënjen, shpif e baltos gjithkënd e këdo që nuk i vjen pas avazit. Besoj këtë e keni dalluar qartë, apo jo?
Si do ta komentonit precedentin "Basha" në lidhje me vendimin që dha Gjykata e Lartë për çështjen “Durrës-Kukës”?
Si precedent është i rrezikshëm, madje më i rrezikshëm nga sa e menduan edhe vetë ata që e bënë. Është i paprecedent sepse sot ka njerëz në burg, që janë dënuar në të njëjtat rrethana si ato që përjashtuan Lul Bashën. Kjo quhet thjesht pabarazi dhe diskriminim. Si ngjarje ligjore mendoj se Lulzim Basha është ende në akuzë, sepse 99% e punës hetimore është bërë para datës 6 nëntor 2008. Vetëm komunikimi i akuzës (proceduralisht) u bë pas kësaj date, veprim ky që u delegjitimua padrejtësisht nga Gjykata. Kjo do të thotë se në momentin që gjendet një zgjidhje për të legjitimuar këtë 1 përqindësh, dosja në ngarkim të tij juridikisht është e rihapur dhe se ky zotëri mund të akuzohet edhe formalisht. Politikisht mendoj se kjo ngjarje nxori në dritë të diellit sistemin e kalbur dhe tërësisht të varur politikisht të gjykatave tona. Sot janë rikthyer gjykatat politike si instrumente për të justifikuar paudhësitë e pushtetit. Këtë gjë na e riktheu Sali Berisha sipas modelit të idhullit të tij, Enver Hoxha. Kjo ngjarje tregon edhe njëherë se nevoja për reformim të Drejtësisë është shumë e madhe. Për fat të keq, por me të drejtë, njerëzit nuk besojnë te gjykatat tona. Gjykata e Lartë kishte mundësinë që ta ndryshonte këtë imazh, por dështoi kur me këtë çështje legjitimoi një pabarazi të theksuar në zbatimin e ligjit në vend.
Cili është komenti juaj për padinë që ka ngritur ministri Mediu ndaj kryeprokurores Ina Rama?
Është taktikë që ka zgjedhur zoti Mediu për të delegjitimuar hetimin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Meqë taktika me afatet u përdor nga Lulzimi, atëherë Fatmiri përdori një taktikë tjetër. E vetmja gjë që mund të them është se taktika e Mediut nuk është inteligjente e as interesante. Në fund të fundit ai dhe avokatët që e mësojnë po bëjnë thjesht lojë kalamajsh me mjete procedurale. Ky rast është edhe më i pështirë, sepse ka një kor mediash të paguara nga Berisha që i janë sulur Prokurorisë me fjalë e shpifje nga më të ndryshmet, në shenjë hakmarrjeje për këtë akuzë. Unë mendoj se Prokuroria dhe Ina Rama meritojnë jo thjesht përgëzime, por mbështetje pa kushte për kurajën qytetare që kanë treguar për të akuzuar të paktën dy prej ministrave në detyrë. E kanë bërë këtë gjë në kushtet e një presioni kriminal të qeverisë së sotme, që nuk njeh asnjë limit kushtetues, ligjor e njerëzor.
Po për çështjen “Fazlliç” dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e sekuestros së pasurive të tij, cili është mendimi juaj?
Kur filloi të hetohet Fazlliçi, Sali Berisha e rrethoi me policë Prokurorinë, sepse donin të merrnin dokumentet e sekuestruara. Këtë gjë dështuan ta bëjnë dhe më pas përdorën gjykatësit politikë, që kanë mbetur në sistem prej vitesh. Kjo ka ndodhur hapur, ditën për diell, prandaj nuk ka faj Ina Rama, por Berisha dhe politika e tij joligjore. Të paktën Gjykata e Apelit hoqi një gafë juridike të Gjykatës së Tiranës, e cila e kishte deklaruar Fazlliçin të pafajshëm në avancë, pra pa e pyetur njeri. Edhe ky është një fakt tjetër i gjykatës politike të Sali Berishës.
22 Prill 2009